Dekorohen pjesëtarët e FSK-së që ishin pjesë e operacionit ‘Interflex’
E. Hoti / RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dekoruar sot me medalje pjesëtarët e FSK-së që morën pjesë në operacionin ndërkombëtar “Interflex”.
Ai tha se ishte kënaqësi që të takojë pjesëtarët e FSK-së të cilët ishin pjesë e kontingjentit pjesëmarrës në këtë operacion ndërkombëtar.
“Në këtë operacion ushtarakët e FSK-së për gjashtë muaj me radhë përkrah Ushtrisë Britanike dhe dymbëdhjetë shteteve të tjera pjesëmarrëse ofruan trajnime për Forcat e Armatosura Ukrainase në nivelin taktik e luftarak”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Ai ka shprehur mirënjohje për ushtarakët e FSK-së që me profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë shërbimit në këtë operacion përfaqësuan denjësisht Republikën e Kosovës.
“Për përformacën e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në kuadër të operacionit Interflex dekorova me medalje për "Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare" pjesëtarët e FSK-së pjesëmarrës në këtë operacion”, ka shkruar Maqedonci.
Tutje Maqedonci theksoi se në këtë periudhë mbështetja ofruar Ukrainës është qenësore që përballë agresorit të triumfoj e drejta .























