IPK rekomandon suspendimin e një togeri policor
BKT
Lajme

IPK rekomandon suspendimin e një togeri policor

Sh.Ç/RTKlive

Inspektorati Policor i Kosovës  i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policori respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt.

Inspektorati Policor, ka njoftuar se ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se i njëjti së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -"Sjellje e rëndë diskredituese”.

Sipas njoftimot, IPK ka pranuar informatat e para për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe dyshohet se togeri policor së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi  i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim për disa vepra penale. I njëjti është vrarë në territorin e Republikës së Serbisë nga policia atje.

"Me këto veprime dyshohet se togeri policor dhe vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -"Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga  hetuesit e IPK-së  bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme