11:37 / 14.08.2024
Qeveria ndan katër milionë euro për pagat e minatorëve të Trepçës
K.Kasumi/ RTKlive
Qeveria e Kosovës sot, në mbledhjen e radhës, ka ndarë katër milionë euro për pagat e minatorëve të Trepçës, të cilët kanë mbetur pa i marrë ato tash e tre muaj.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim ka ardhur pasi Bordi i Trepçës nuk ka arritur t’i sigurojë pagat.
Kurti tha se nga Trepça nuk po nxirren mjaftueshëm xehe nga nëntoka dhe ajo ka punëtorë shumë.
“Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepcës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale. Ndërmarrja nuk ka arritur t’i sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”, tha Kurti.























