Nagavci: 60,244 prindër aplikuan për subvencionimin e teksteve shkollore
BKT
Lajme

Nagavci: 60,244 prindër aplikuan për subvencionimin e teksteve shkollore

E. Hoti / RTKlive

 Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër për subvencionimin e teksteve shkollore.

Një ditë më parë është hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova.

“Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër. Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected].”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka theksuar se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes.


MË SHUME NGA Lajme