Bastisje në Banjskë, Policia e Kosovës gjen armë e pajisje ushtarake
BKT
Lajme

Bastisje në Banjskë, Policia e Kosovës gjen armë e pajisje ushtarake

N.M. /RTKlive

Policia e Kosovës, njofton se premten, ka zhvilluar një kontroll shtesë në hotelin “Rajska Banjskë” në fshatin Banjëskë të Zveçanit, ku më 24 shtator 2023 ndodhi sulmi terrorist, ku janë gjetur armë e pajisje ushtarake.

Lajmin në fjalë për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin “Rajska Banja” dhe kemi gjet 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake”, ka thënë Elshani.

Zëvendësdrejtori Elshani tha se besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskës.

Kujtojmë se më 24 shtatorit të vitit të kaliar, rreth orës 02:43 minuta, veriu i vendi u trondit nga një sulm i një grupi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kurse zyrtari policor Alban Rashiti u plagos dhe një tjetër u lëndua.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme