Pas KFOR-it edhe FSK angazhohet në shuarjen e zjarrit në Prevallë
BKT
Foto: Nora Xhuzi/RTK
Në Fokus

Pas KFOR-it edhe FSK angazhohet në shuarjen e zjarrit në Prevallë

Nora Gjuzi/RTK

(E plotësuar) Pas KFOR-it edhe FSK angazhohet në shuarjen e vatrave të zjarrit në Prevallë.

Njësitet e zjarrfikësve dhe të ndërhyrjes për emergjenca të FSK-së u panë duke iu ngjitur bjeshkëve të Prevallës drejt vatrave të zjarrit në përpjekje për t’i shuar ato. Ndërkaq njësitet e KFOR-it, përmes ndërhyrjes nga ajri me anë të helikopterëve, ishin aktivizuar në shuarjen e vatrave të zjarrit, të cilat ishin rindezur në paraditen e së sotmes.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Riaktivizohen zjarret në Prevallë, ndërhyn KFOR

Nis sërish ndërhyrja e KFOR- it për të shuarjen e vatrave të zjarrit në Prevallë. Pritet edhe ndërhyrja e FSK-së.

Në Prevallë janë aktivizuar sërish zjarret. Qytetarët dhe pylltarët janë munduar që në orët  mëngjesit qe ti shuajnë zjarret por raportohet se ato kanë arritur shumë afër zonës së banuar.

Ndërkohë pas orës 12.00 në Prevallë ka arritur një veturë e zjarrfikësve, por sipas banorëve atje kjo është e pamjaftueshme.
Banorët dhe përfaqësuesit e hotelerisë po bëjnë thirrje që të intervenohet sa më shpejt, sepse sipas tyre po rrezikohen dhe objektet e banimit.

"I bëjmë thirrje institucionet dhe zjarrefikësit nga të gjitha zonat, se edhe këta janë lodhë shumë, me ardhë e me na ndihmu. Sepse ka nisë edhe një frymë e flaka spo ndalet hiç. është një shtëpi e rrezikuar, vetëm  metra larg zjarrit, ka mundësi me hy komplet edhe këtu e mu djegë krejt vilat. Ju bëjmë apel institucioneve e KFOR-it me ardhë me na ndihmu", tha për RTK-në Burim Sallauka, nënkryetar i Odës dhe Hotelierisë së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Në Fokus