Krasniqi kujton Fazli Grajçevcin në 60 vjetorin e vdekjes së tij
BKT
Lajme

Krasniqi kujton Fazli Grajçevcin në 60 vjetorin e vdekjes së tij

M.M. /RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar poetin dhe simbolin e flamurit, Fazli Grajçevci, në 60 vjetorin e vdekjes së tij.

Ai, në një postim në ‘Facebook’, ka shkruar se poeti Grajçevci ishte bashkëveprimtar i simbolit të rezistencës, Adem Demaçi, i cili për idealin e lirisë dhe të flamurit dha edhe jetën në burgun e Prishtinës.

“Jeta dhe vepra e Fazliut u bënë inspirim jo vetëm për gjeneratën e tij, por edhe të brezave që do të vinin më pas, si Burim Grajçevci, i cili ende pa përfunduar shkollën e mesme bie heroikisht në betejen e lavdishme të UÇK-së në Koshare”, ka shkruar mes tjerash, Krasniqi.


MË SHUME NGA Lajme