Rriten kolonat në pikat kufitare për të dalë nga Kosova
BKT
Lajme

Rriten kolonat në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

G.K/RTKlive

(E përditësuar) Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat më të gjata raportohet të jenë në pikën kufitare në Jarinje, deri në një kilometër për të dalë nga Kosova.

Kolona është rritur edhe në Merdarë, ku qytetarët po presin deri në një orë e gjysmë, me një kolonë prej 400 metrave.

Edhe te Dheu i Bardhë, qytetarët po presin për të dalë nga Kosova një deri në 45 minuta, në një kolonë deri në 250 metra.

07:59 Pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare deri në 80 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket gjendjes në kufi.

Sipas të dhënave të orës 7:15, pritjet për të dalë nga Kosova te Dheu i Bardhë po zgjasin mbi 1 orë, përkatësisht deri në 80 minuta, ndërsa kolonat janë rreth 300 metra 

Në Merdar deri në 40 minuta, me 150 metra kolonë të veturave.

Në Mutivodë kolonat janë rreth 100 metra ndërsa pritjet deri në 20 minuta.

Në Bërnjak pritjet po zgjasin deri në 15 minuta, ndërkaq në pikat tjera pritjet nuk po zgjasin më shumë se 10 minuta dhe nuk ka kolona të gjata aktualisht.


MË SHUME NGA Lajme