OSBE:Transparencë në emërimin e anëtarëve të Bordit dhe drejtorit të RTK-së
M.M. /RTKlive
Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuar (OSBE) ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Bordin e transmetuesit publik në vend, duke kërkuar nga Kuvendi që të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj.
OSBE ka deklaruar se respekton vendimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, dhe anëtares së Bordit, Arta Berisha, të cilët kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, duke shprehur mirënjohjen për shërbimin e tyre në transmetuesit publik.
“Misioni respekton vendimet e tyre, të cilat janë marrë në interes të ruajtjes së standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe mbrojtjes së integritetit të medies publike”, thuhet në deklaratë.
Tutje OSBE thekson rëndësinë e përgjegjshmërisë dhe transparencës në RTK për të ruajtur besimin e publikut , si dhe përkushtimin e këtij transmetuesi publik ndaj raportimit të paanshëm dhe të përgjegjshëm.
OSBE vë në dukje se Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë anëtarë të rinj të Bordit të RTK-së sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllim që Bordi të bëhet funksional.
“Për më tepër, emërimi i anëtarëve të rinj të Bordit dhe i Drejtorit të Përgjithshëm duhet të jetë transparent dhe i bazuar qartësisht në meritë”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.























