Rriten kolonat në kufi, tri orë pritje në Merdarë e një orë në Jarinjë
BKT
Lajme

Rriten kolonat në kufi, tri orë pritje në Merdarë e një orë në Jarinjë

SH.Ç/RTKlive

(E përditësuar 10:36) Pritjet për dalje nga pika kufitare në Merdarë po shkojnë deri në tri orë.

Kjo sipas përditësimit të fundit të të dhënave nga Qendra kombëtare për menaxhim kufitar, teksa kolonat janë bërë mbi një kilometër.

Gjendja është e përafërt në Jarinjë ku udhëtarët po presin deri në një orë.

Kolona po ka edhe në dalje të Dheut të Bardhë, ku pritjet shkojnë deri në 40 minuta.

Në Merdarë pritjet mbi një orë, e te Dheu i Bardhë 15 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në kufi.

Mbi një orë po presin qytetarët për të dalë nga Kosova përmes Merdarës, ku kolona është 800 metra. Ndërsa në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet janë 15 minuta e kolona është deri në 100 metra.

Në Jarinjë pritjet janë deri në 30 minuta, ndërsa në pikat tjera është më qetë.


MË SHUME NGA Lajme