Në Speciale filloi dëshminë Steven Russel nga SHBA
A.B / RTKlive
(E plotësuar, ora 12:00) Steven Russell është dëshmitari tjetër i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dëshmisë këtë mëngjes. Sipas vendimit të mëparshëm të Trupit Gjykues, dëshmitari në sallën e gjyqit shoqërohet nga përfaqësues të qeverisë amerikane.
Në Speciale rifillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve|VIDEO
( E plotësuar, ora 10:00) Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë ka filluar seanca gjyqësore në rastin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët.

Specialja kthehet nga pushimet, rifillon gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë sot kthehen nga pushimet verore.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ndryshe për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’. Pushimi veror në DHSK filloi më 29 korrik, dhe përfundoi më 16 gusht 2024.
Gjatë kësaj periudhe nuk janë mbajtur seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore kanë qenë në minimum.
Megjithatë, gjykata ishte plotësisht funksionale dhe puna vazhdoi në të gjitha seksionet e DHSK-së.
Gjatë pushimit palët kanë mundur të paraqesin parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhduan të jenë në fuqi.























