Osmani për hapjen e urës: Suksesi arrihet bashkë me aleatë
BKT
Lajme

Osmani për hapjen e urës: Suksesi arrihet bashkë me aleatë

B.H. / RTKlive

(E plotësuar) Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

“Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se çështja e hapjes së urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Presidentja ka ritheksuar se hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka cekur rëndësinë e konsultimit dhe koordinimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim e Presidencës.

Gjatë ditës takimin e para e shtetit e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar foton nga takimi me komandantin e KFOR-it.


MË SHUME NGA Lajme