Osmani priti në takim një grup albanologësh
BKT
Kulturë

Osmani priti në takim një grup albanologësh

N.M. /RTKlive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot, në 50 vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare, një grup albanologësh nga mbarë bota.

Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë se me këta albanologët e këtij seminari ka diskutuar për kontributin e shumë brezave, gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për ta themeluar një institucion të kultivimit për kulturën shqiptare.

“Në 50 vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare, prita një grup albanologësh nga mbarë bota, me të cilët diskutuam për kontributin e shumë brezave, gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për ta themeluar një institucion të kultivimit të dijeve për gjuhën shqipe, letërsinë e kulturën shqiptare”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

 


MË SHUME NGA Kulturë