Hetimet ndaj kompanisë për vilat, kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve
BKT
Në Fokus

Hetimet ndaj kompanisë për vilat, kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim me Prokurorinë Themelore po kryen hetime ndaj kompanisë “1T Group Sh.p.k/G&G Exclusive” me zyre në Çagllavicë të Graçanicës, të cilët dyshohen për mashtrim në ndërtimin e vilave.

Policia përmes një njoftimi për media ka ftuar qytetarët që mund të jenë të mashtruar nga kompania në fjalë t’i paraqesin rastet .

“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë në koordinim me Prokurorinë Themelore, po kryen hetime ndaj një kompanisë ,,1T Group Sh.p.k/G&G Exclusive" me zyre në Çagllavicë të  Graqanicës, nën dyshimin se janë kryer veprat penale mashtrim-sanksionuar nga neni 323 si dhe shmangia nga tatimi, sanksionuar nga neni 307 të KPRK-së”, ka njoftuar PK.

Tutje thuhet se këto vepra penale dyshohet se janë kryer nga viti 2022 deri në gusht të viti 2024.

“Ndonëse kemi disa ankues, është ngritur dyshimi se numri i personave që dyshohet të jenë të mashtruar është më i madh, andaj me autorizim nga prokurori ftojmë të gjithë qytetarët që mund të jenë të mashtruar nga kompania në fjalë të  paraqiten ne stacionin me te afërt policor. Të gjitha palët e dëmtuara do të kontaktohen nga hetuesit e rastit”, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Në Fokus