Përfundon Gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Gjykata Speciale

Përfundon Gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë

RTKlive

(E plotësuar, ora 10:45) Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së W03871, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 26 gusht, në orën 09:00.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së|VIDEO

(E plotësuar, ora 10:00) Ka filluar seanca në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Seanca po mbahet në sesion privat

 

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe dje pas përfundimit të dëshmisë nga Steven Russell, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës. Ai është dëshmitari i mbrojtur Ë03871 i cili, sipas përmbledhjes së paraqitur në gjykatë nga ZPS-ja, iu bashkua UÇK-së rreth marsit 1998, shërbeu në shumë vende duke ofruar trajnime për ushtarët e UÇK-së dhe vepronte si komandant.

Procesi gjyqësor në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët”, do të përfundojë sot për këtë javë, për të vazhduar të hënën më 26 gusht.

Për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale