Aksident i rëndë në Pejë, përfshihen dy vetura dhe lëndohen tre persona
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Aksident i rëndë në Pejë, përfshihen dy vetura dhe lëndohen tre persona

A.B / RTKlive

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Jabllanicë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se policia është njoftuar rreth orës 04:44 për aksidentin.

“Në aksident janë përfshirë 2 vetura dhe janë lënduar 3 persona, të cilët sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë. Dy po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri është dërguar në QKUK”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se njësiti policor është duke u marrë me rastin


MË SHUME NGA Lajme