Ambasadorja izraelite uron Presidenten Osmani për çmimin
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ambasadorja izraelite uron Presidenten Osmani për çmimin

RTKlive

Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, përmes një postimi në platformën “X”, ka uruar Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës për çmimin M100 Media Award nga Sanssouci Colloquium.

“Urime Presidente@VjosaOsmaniPRKS për çmimin ”. ka shkruar ambasadorja izraelite në "X".

Ndryshe Presidenca e Kosovës  dje ka njoftuar se Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga M100 Sanssouci Colloquium me Çmimin M100 Media Award për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për punën e saj në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave 


MË SHUME NGA Lajme