Sveçla e Krasniqi vizitojnë shtëpitë e reja në veri
BKT
Lajme

Sveçla e Krasniqi vizitojnë shtëpitë e reja në veri

M.P. / RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar shtëpitë në veri të dy nga disa familjeve, të cilëve qeveria u ka ndërtuar shtëpi të reja.

Krasniqi ka bërë të ditur se këto familje, janë bërë me shtëpi të reja pas represionit 25 vjeçar nga Beogradi për lëshim pronash në komunat veriore.

"Nuk mund të jemi ndryshe veçse të lumtur e inkurajuar kur shohim familjet të cilat tashmë kanë hyrë në shtëpitë e reja të ndërtuara nga Qeveria në komunat veriore. Bashkë me ministrin Sveçla kaluam ditën në Leposaviq dhe Mitrovicë Veriore. Janë 6 shtëpi nga thirrja e parë, 21 nga thirrja e dytë dhe 11 nga MMPHI, të cilat janë ndërtuar për familjet përfituese të cilat nuk kanë pasur mundësi të banojnë në pronat e tyre", ka njofuar Krasniqi. 

Ai tutje ka thënë se janë mbi 200 shtëpi të reja, të cilat priten të ndërtohen nga 1 shtatori në bashkëpunim me një shoqatë humanitare.

Ndërkohë, janë mbi 200 shtëpi të tjera të cilat do të fillojnë të ndërtohen nga 1 shtatori, së bashku me Shoqatën 'Jetimat e Ballkanit', për familjet të cilat më në fund po realizojnë ëndrrën e tyre për të jetuar në pronat e veta.

"Nuk mund të jemi ndryshe veçse të lumtur e inkurajuar kur shohim familjet të cilat tashmë kanë hyrë në shtëpitë e reja të ndërtuara nga Qeveria në komunat veriore", ka shkruar ministri Xhelal Sveçla. 


MË SHUME NGA Lajme