Ekzekutivi mbështet me 72 mijë euro strehimoren e fëmijëve në Gjakovë
BKT
Lajme

Ekzekutivi mbështet me 72 mijë euro strehimoren e fëmijëve në Gjakovë

B. H. | RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur e lumtur që sot është bërë nënshkrimi i kontratës për subvencionimin e strehimores për ofrimin e shërbimeve rezidenciale për strehimin dhe mbrojtjen sociale për fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijë të keqtrajtuar, të abuzuar dhe neglizhuar.

“Ministra e Drejtësisë ndau 72 mijë euro, për mbështetje të organizatës Shtëpia e Sigurtë në Gjakovë për këtë qëllim. Është përkushtim i yni që kategoria e këtyre fëmijëve të marrin shërbimet e duhura dhe të nevojshme”, ka shkruar ministrja Haxhiu në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme