Superkupa në Prizren
F.B/RTKLive
Superkupa e Kosovës në basketboll do të organizohet në Prizren.
“Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht neni 23, si dhe bazuar në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 23.08.2024, pas mbylljes së konkursit, Bordi i FBK-së ka marrë vendim për organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve në qytetin e Prizrenit, në datat 7-11 Shtator 2024. Superkupa do të organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me KB Bashkimi. Eventi i basketbollit do të organizohet nga 7 deri më 11 shtator”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Për pesë ditë radhazi sipas këtij njoftimi, do të jetë festë e basketbollit me tetë klubet e elitës së basketbollit të Kosovës.
“Qyteti i bukur dhe historik do të jetë mikpritës i tifozëve basketbolldashës, kurse palestra “Sezai Surroi” do të jetë arena e ndeshjeve të basketbollit, ku priten shumë sfida interesante nga çerekfinalet, e deri te finalja, më 11 shtator”, thuhet në këtë njoftim.























