Conforti: Seminari shumë atraktiv dhe interesant për studiuesit e huaj
BKT
Në Fokus

Conforti: Seminari shumë atraktiv dhe interesant për studiuesit e huaj

Albulena Bytyqi | Radio Kosova

Në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që po mbahet në Prishtinë dhe zgjat deri më 30 gusht, po marrin pjesë shumë studiues të huaj. Njëra ndër pjesëmarrëset tha për Radio Kosovën se po merr pjesë për të nëntën herë. Sipas saj, seminari është shumë atraktiv dhe interesant për studiuesit e huaj.

Njëra ndër pjesëmarrëset e edicionit të 42-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që po mbahet në Prishtinë  është Emilia Conforti, studiuese e filologjisë, linguistikës dhe letërsisë. 

Ajo tha për Radio Kosovën se për të, seminari është mjaftë interesant dhe  shumë atraktiv për studiuesit e huaj.

“Seminari në Kosovë është mjaft interesant sepse jemi shumë kërkues nga gjithë bota, takohemi bëjmë punë të përbashkëta, krijojmë kontakte, shkëmbejmë përvoja dhe është një mënyre për të njohur studiues të ri, të shkëmbejmë përvoja me njëri tjetrin dhe krahasojmë përvojat nga vendet prej nga vijmë dhe është shumë interesant”, theksoi ajo.

Sipas drejtorit të Seminari  Bardh Rugova, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, është një prej më të pasurve që është mbajtur ndonjëherë:

“Me shumë mburrje mund të them se  sivjet ne këtë 50 vjetor kemi rikthyer një nr të studiuesve të mëparshëm. Ky edicioni i sivjetmë, do të jetë prej më të pasurve që është mbajtur ndonjëherë i cili ka pritur rreth 300 pjesëmarrës. Dhe kanë qenë të ftuar disa prej figurave më eminente të albanologjisë e gjuhës në botë”, tha Rugova.

Seminari i 42-të  Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ka nisur më 19 gusht 2024 dhe përmbyllet më 30 gusht.


MË SHUME NGA Në Fokus