Sot hapet ekspozita “Fryma e Dashurisë” për nder të Nënës Terezë
BKT
Kulturë

Sot hapet ekspozita “Fryma e Dashurisë” për nder të Nënës Terezë

Sh. Gashi|rtklive

Organizatat "Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë” hapin sot ekspozitën “Fryma e Dashurisë” për nder të ditëlindjes së shenjtores Nënë Tereza, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, në ora 12:00 deri 18:00.

Ekspozita e cila do të hapet në sheshin e kryeqytetit, që bart emrin e saj, vjen si reflektim mbi vlerat e dashurisë dhe të humanizmit.

E sot është edhe ditëlindja e të madhes Shën Nënë Tereza, gruaja e cila në çdo hap të saj i rikujtoi botës mirësinë e dashurinë, e nuk e harroi as prejardhjen e saj shqiptare.

Përveç kësaj, kjo ditëlindje përkon edhe me 45 vjetorin e nderimit të saj me çmimin Nobel për Paqe, të cilin e mori në vitin 1979.


MË SHUME NGA Kulturë