12:51 / 26.08.2024
Filmi “Lejlek” hap edicionin e 16 të “PRIFEST”
Sh. Gashi|rtklive
Kanë mbetur shumë pak ditë deri në fillimin e edicionit të 16 të festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest”.
Filmi i metrazhit të gjatë “Lejlek” i regjisorit Isa Qosja, vjen si premierë botërore në këtë festival.
Ky film është bashkëprodhim i Malit të Zi me Kosovën, ndërsa është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Filmi flet për një fshat të përgjumur në Malin e Zi, ku shumica e vendasve kanë emigruar në SHBA.























