Hovenier:Përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës më i fortë se kurrë
BKT
Lajme

Hovenier:Përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës më i fortë se kurrë

V.Thaçi / RTKlive

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka pritur në takim ambasadoren amerikane në Kroaci, Nathalie Rayes.

Përmes një postimi në platformën “X”, Hovenier ka thënë se përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është më i fortë se kurrë.

“Kënaqësi ta mirëpresim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kroaci, Nathalie Rayes në vizitën e saj të parë në Kosovë. Mezi pres ta prezantojmë atë në këtë vend të gjallë, ku përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit të Kosovës është më i fortë se kurrë”, thënë Hovenier.

Hap fotografinë


MË SHUME NGA Lajme