Abdixhiku takim lamtumirës me Davenport, e falënderon për mbështetje
BKT
Lajme

Abdixhiku takim lamtumirës me Davenport, e falënderon për mbështetje

E. Hoti / RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Sipas njoftimit nga LDK-ja, gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Davenport dhe të Misionit të OSBE-së, në mbështetjen e institucioneve dhe zhvillimin demokratik të Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Misionin e OSBE-së dhe nënvizoi rëndësinë e OSBE-së në përparimin e proceseve demokratike të vendit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Abdixhiku i uroi Davenport suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke e falënderuar për shërbimin dhe mbështetjen ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij.


MË SHUME NGA Lajme