Ngritët aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kosovë
BKT
Lajme

Ngritët aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.N, i nacionalitetit serb.  Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë vërtetuar se gjatë luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar.

“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim .

Prokuroria ka bërë të ditur se i pandehuri gjendet nën masën e sigurisë - paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.


MË SHUME NGA Lajme