Kryeministri Kurti priti ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu
Edina Avdiu|RTK
Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë Pirro Vengu.
Pas takimit nuk ka pasur deklarime për media.
Ministri Vengu do të pritet me ceremoni ushtarake tek Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.
Aty do të zhvillojë takim me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Pas takimit të dy ministrat do të deklarohen për media.



Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, viziton sot Kosovën
N. M. /RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një ceremoni zyrtare, shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do ta pres sot homologun e tij nga Shqipëria, Pirro Vengu.
Në njoftimin për media, bëhet e ditur se ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 10:00.























