Kurti takoi shefin e OSBE-së, temë fuqizimi i bashkëpunimit të dyanshëm
BKT
Lajme

Kurti takoi shefin e OSBE-së, temë fuqizimi i bashkëpunimit të dyanshëm

N.M. /RTKlive

Bëhet e ditur se në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet gjegjëse punojnë ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Gjithadshtu bëhet e ditur se Kurti e falënderoi ambasadorin Davenport për bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.


MË SHUME NGA Lajme