Ambasadori britanik: Veprimet e sotme në veri rrezikojnë të nxisin tensione
BKT
Lajme

Ambasadori britanik: Veprimet e sotme në veri rrezikojnë të nxisin tensione

G.K/RTKlive

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves duke folur për aksionin e policisë në veri, ka thënë se lëvizjet që prekin mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera kërkojnë konsultim të kujdesshëm me aleatët.

Sipas tij, veprimet e së premtes nuk ishin të tilla dhe “rrezikojnë nxitjen e tensioneve dhe të prekin më të cenuarit”.

"Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë. Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit", ka shkruar ambasadori britanik.


MË SHUME NGA Lajme