Osmani: Takim përmbajtësor me ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-së
BKT
Lajme

Osmani: Takim përmbajtësor me ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-së

B. H. | RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, është takuar sot me Ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

E para e shtetit e ka vlerësuar diskutimin me zyrtarin e lartë amerikan përmbajtësor.

“Kënaqësi të takoj në Pragë, Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof. Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Osmani në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme