Plagosen pesë persona në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur
BKT
Foto: Ilustrim
Lajme

Plagosen pesë persona në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur

N.M/RTKlive

(E përditësuar) Në orët e mbrëmjes në kryeqytet janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugë “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash”.

Siç raportojnë mediat vendore, dyshohet se si pasojë e të shtënave një person ka vdekur në vendin e ngjarjës por kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Ndërkohë, Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka konfirmuar për RTKlive se pesë persona të plagosur janë duke u trajtuar aktualisht në Emërgjencë.

Sipas tij, tre nga ta janë në gjendje të rëndë.

RTKlive ka provuar të kontaktojë zyrtarët e informimit në Policinë e Kosovës, por deri më tani ka qenë e pamundur.


MË SHUME NGA Lajme