14:45 / 02.09.2024
Forcat e Sigurisë së Kosovës me konkurs për 300 ushtarë të rinj
M.P / RTKlive
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për hapjen e konkursit për 300 ushtarë të rinj të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
“Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë e të rejat e Republikës së Kosovës, nga mosha 18-25 vjeç, se nga data 9 shtator deri më 8 tetor 2024, hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj”, thuhet në njoftim.
Të gjithë të interesuarit për t'u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, duke plotësuar formularin i cili së shpejti do të publikohet.























