10:34 / 03.09.2024
Muzeu i Artit Bashkëkohor te ish-Rilindja, Çeku: Po fillon një ëndërr
M.P / RTKlive
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor në objektin e aneksit të ish-Rilindjes.
“Po fillon një ëndërr. Muzeu i Artit Bashkëkohor do të vendoset brenda aneksit të ish-Rilindjes. Kosova do të ketë një muze që do të fuqizojë lidhjet e pozicionin tonë shtetëror në skenën botërore të artit”, ka shkruar Çeku në X.
Ai ka falënderuar anëtarët e këshillit iniciues për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor, në përbërje prej Yll Rugova, kryesues, Sislej Xhafa, Petrit Halilaj, Zake Prelvukaj, Flaka Haliti, Erëmirë Krasniqi, Nita Hoxha- Salihu, Valdete Pacolli dhe Fisnik Abazi.
Deri më tani, ish-aneksi i Rilindjes ka akomoduar disa media private.