Turqia arreston një shqiptar, dyshohet se ishte spiun i Izraelit
BKT
Lajme

Turqia arreston një shqiptar, dyshohet se ishte spiun i Izraelit

Sh.Ç/RTKlive

Turqia e ka arrestuar një person me emrin Liridon Rexhepi, që dyshohet se ishte udhëheqës i rrjetit financiar të Mossadit izraelit. Siç ka shkruar agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu Agency, i dyshuari u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit në Stamboll.

Rexhepi dyshohet se e ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossadit në Turqi. Mossadi është agjencia kombëtare e inteligjencës e Izraelit.

Sipas dyshimeve, i dyshuari ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës. Ai dyshohet se ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi, që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.

Autoritetet turke raportohet se i kanë përcjellë të gjitha lëvizjet në llogaritë e të dyshuarit. I dyshuari u ndalua më 30 gusht.

'Anadolu Agency' ka shrkuar se Rexhepi ka transferuar para në Turqi edhe nga Kosova. Këtë dyshohet se e ka bërë përmes institucioneve mikrofinanciare e kriptomonedhave.


MË SHUME NGA Lajme