15:09 / 03.09.2024
Mbetje mortore në veri, IML i tërheq për ekzaminime
M.P / RTKlive
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se kanë hasur në mbetje mortore, përkatësisht eshtra në varrezat e Mitrovicës Veriore.
“Qytetarët kanë hasur në eshtra (mbetje mortore), në veriun e Kosovës (Mitrovicë). Pas njoftimit nga Policia e Kosoves, ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore (eshtrat) për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore”, njofton komisioni.
Komisioni theksoi se do të njoftohet opinioni publik nëse mbetjet janë me interes forenzik dhe mund t’i përkasë dikujt nga personat e zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.























