Përfundon dëshminë Rrustem Tetaj në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Sh.Ç/RTKlive
(E përditësuar) Ka përfunduar dëshminë dëshmitari Rrustem Tetaj në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Por i njëjti në fund të seancës ka kërkuar që të shtoi diçka, por kjo nuk iu lejua nga trupi gjykues me arsyetimin se tashmë dëshmia e tij ka përfunduar.
Gjatë dëshmisë së tij, pyetje shtesë pati mbrojtja e Thaçit përmes avokatit Luka Mishetiq, ajo e Veselit përmes avokates Annie O’Reilly dhe mbrojtja e Krasniqit përmes avokatit Aiden Ellis.
Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes se Thaçit, dëshmitari Tetaj ka theksuar se disa dokumente që iu prezantuan sipas pikëpamjes se tij janë shkruar më vonë duke iu vendosur data e mëhershme.
Dëshmitari u mor në pyetje edhe nga gjyqtari Fergal Gaynor për t’u sqaruar disa çështje për të cilat dëshmitari ka dhënë dëshmi gjatë këtyre dy ditëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Pasi që Zyra e Prokurorisë Speciale nuk ka paraparë ndonjë dëshmitarë tjetër për këtë javë, gjykimi në këtë javë.
Tetaj: Për Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin s’i kam parë kurrë|Video
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, edhe të mërkurën po e vazhdon dëshminë dëshmitari Rrustem Tetaj në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Gjatë seancës Tetaj ka thënë se nëse flet për Veselin dhe Krasniqin vetëm mund të bëjë spekulime, ngase ata dy nuk i ka parë kurrë gjatë luftës.
“Unë Kadri Veselin veç në televizor edhe sot që po e shoh qitu se kurrë nuk e kam pa. Nuk e kam pa dhe nuk ka qenë në zonën e luftës, ju lutem unë nuk di se çka ka me thanë për ta. Këta e kam deklaruar edhe para Prokurorisë. Vetëm për Hashim Thaçin që jam taku me të dhe Rexhep Selimin në Jabllanicë e ato që i kam fol përpara, unë për Jakupin dhe Kadri Veselin vetëm se çka spekuloj”, ka deklaruar ai.
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, në fillim të seancës u fokusua sërish tek takimi i Tahir Zemajt me Thaçin, Bislim Zyrapin e persona të tjerë, ku ua ishte kumtuar emërimi i Ramush Haradinajt në pozitën e komandantit të zonës.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, të pranishëm në sallën e gjyqit janë të gjithë të akuzuarit.
Tetaj vazhdon dëshminë e tij në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, dëshmitari Rrustem Tetaj pritet që sot ta vazhdojë dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tetaj një ditë më parë i është përgjigjur ptetjeve të prokurorisë dhe mbrojtjes.
Në fund dëshmitari u mor në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Luka Mishetiq. Ai ka theksuar se kur e kishte parë gjatë luftës, nuk e dinte se çfarë funksioni ka pasur Thaçi dhe në cilësinë e kujt kishte shkuar në vendtakim.
Ndërsa se Thaçi ka nxjerrë problem për fotografinë e Rugovës, dëshmitari tha se e ka dëgjuar përmes Tahir Zemajt.
Dëshmitarit ka deklaruar se i kujtohet që ka pas një incident në mes Ramush Hardinajt dhe Tahir Zemajt.
Ai ka thënë se e ka pas kuptuar që Ramush Haradinaj i kishte larguar të gjithë oficeret e FARK-ut nga Kazerma në Prapaqan.
Tetaj ka deklaruar se nuk ka qenë prezent gjatë këtij incidenti por që kur ka shkuar në Kazermë, Haradinaj ka qenë aty. Si rrjedhojë, dëshmitari ka theksuar se më pas është përpjekur përmes takimeve që të bëjë pajtimin në mes të dy palëve.























