Hoxha fton tifozët të jenë në numër sa më të madh në ‘Air Albania’
BKT
Sport

Hoxha fton tifozët të jenë në numër sa më të madh në ‘Air Albania’

F.B/RTKLive

Mesfushori kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, në një intervistë për ‘fshf.org’, ka folur për objektivat e kuqezinjve në sezonin  e ri në Ligën e Komeve si dhe për përgatitjet e skuadrës para dueleve të shtatorit.

Shqipëria më 7 shtator luan në ‘Epet Arena’ kundër Ukrainës, derisa tri ditë më vonë në ‘Air Albania’ sfidon Gjeorgjinë.

Arbër Hoxha u shpreh se skuadra po përgatitet maksimalisht për të marrë rezultate pozitive në këto dy ndeshje të para të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Mesfushori kuqezi vlerëson dy kundërshtarët ndërsa tregon objektivat e Kombëtares në këtë edicion të ri të Ligës së Kombeve, që është vendi i parë në grup.

Ndër të tjera, Hoxha i bën thirrje tifozëve shqiptarë të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, më 10 shtator.

“Së pari dua të fokusohemi te ndeshja e parë me Ukrainën, që e kemi më 7 shtator. Është një kundërshtar i fortë, ka lojtarë shumë cilësorë në radhët e veta. Kemi edhe disa ditë për të përgatitur ndeshjen dhe të fokusohemi 100% që të arrijmë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje”, ka thënë Hoxha.

Ai mendon se edhe dueli me Gjeorgjinë, është një sfidë e vështirë, por Hoxha beson së më përkrahjen e tifozëve shqiptare, Shqipëria do të triumfojë në duel me Gjeorgjinë.

“Është një ndjenjë e madhe sepse është ndeshja ime e parë në stadiumin “Air Albania”. I bëj thirrje shqiptarëve që të jenë sa më të shumtë dhe të mbushin stadiumin”, ka theksuar Hoxha.