20:31 / 04.09.2024
Gërvalla-Fajon: Mbështetja e Sllovenisë për Kosovën, e padiskutueshme
G.K/RTKlive
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se gjatë punimeve të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni ka takuar homologen e saj, Tanja Fajon, me të cilën kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajon.
Në një postim në platformën “X”, Gërvalla theksoi se mbështetja e Sllovenisë për Kosovën në rrugën e integrimit evropian është e padiskutueshme.
“Në margjinat e #BSF2024, u takova me homologen time sllovene Tanja Fajon. Të bashkuar në përkushtimin tonë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, diskutuam situatën e sigurisë rajonale dhe bashkëpunimin ekonomik. Mbështetja e Sllovenisë për integrimin e Kosovës në BE është e padiskutueshme”, shkruan ministja Gërvalla.























