“PIKË UJI” më 12 shtator vjen premierë në ekranin e kinemasë
BKT
Kulturë

“PIKË UJI” më 12 shtator vjen premierë në ekranin e kinemasë

Sh. Gashi/ RTKlive

“PIKË UJI” me një histori që prek realitetin dhe i cili së shpejti vjen premierë në ekranin e kinemasë.

Filmi i regjisorit Robert Budina “PIKË UJI” do të shënojë premierën më 12 shtator në kinematë e territoreve shqipfolëse dhe në role ka një ekip aktorësh të njohur. Me aktorë Gresa Pallaska, Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Kodjana Keco, Gerhard Koloneci e shumë të tjerë.

Ky film është financuar nga: Qendra Kombëtare e Kinematografisë, MIBAC, QKK Kosovë, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, Creative Europe Media, SEE.

Ky film është një histori që prek realitetin.

“PIKË UJI” ndjek Aidën, një grua e fortë 45-vjeçare, e cila ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si funksionare e rëndësishme në një qytet të vogël. Bota e saj tronditet kur djali i saj adoleshent, Marku, përballet me akuza serioze që kërcënojnë gjithçka për të cilën ajo ka punuar.

Ndërsa sistemi të cilit ajo i ka shërbyer kthehet kundër saj, Aida duhet të lundrojë në një terren të rrëshqitshëm privilegjesh, korrupsioni dhe kompromisesh morale.

 


MË SHUME NGA Kulturë