Osmani: Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura
BKT
Lajme

Osmani: Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura

V.Thaçi / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur sot ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Finlandës, Elina Valtonen.

Presidentja ka thënë se në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura!

“Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në faqen zyrtare të saj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme