Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë
BKT
Lajme

Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen të enjten ishte për vizitë në Kosovë, ndërsa është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Valtonen në një postim në 'X' ka shkruar se Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë.

“Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë. Pata takime shumë të mira me Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Finlanda mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës. Stabiliteti në rajon është kyç. Ne e kemi prioritet dialogun Beograd-Prishtinë”, ka theksuar ajo.


MË SHUME NGA Lajme