15:39 / 06.09.2024
Osmani e Fidan diskutuan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
V.Thaçi / RTKLive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, Osmani ka falënderuar atë për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Republikën e Kosovës në çdo etapë e proces.
Osmani ka njoftuar se me ministrin kanë diskutuar për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë.
"Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët! ", ka shkruar Presidentja në faqen zyrtare të saj në Facebook.























