Kurti e Hakan Fidan flasin mbi marrëdhëniet dypalëshe
F.S / RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, me të cilin ka diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, sigurisë, mbrojtjes dhe integrimeve euroatlantike.
“Mirënjohës për vizitën dhe bashkëpunimin e afërt të tij, kryeministri i shprehu falënderim të veçantë ministrit Fidan për partneritetin në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, për rolin kontribuues të Turqisë për paqe në Kosovë dhe rajon përmes misionit të NATO-s, KFOR dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të saj në aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje në njoftim, thuhet se të dy u shprehën të përkushtuar në thellim të raporteve dhe partneritetit strategjik.























