Gërvalla - BE-së e SHBA-së: Të ndalet Vuçiqi para se të hyjë në luftë
BKT
Lajme

Gërvalla - BE-së e SHBA-së: Të ndalet Vuçiqi para se të hyjë në luftë

M.Miftari/RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin masa ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gërvalla, ka reaguar lidhur me mbylljen e kufirit Kosovë-Serbi nga serbët e maskuar, ku ka thënë se kanë ndaluar makinat me regjistrim të Gjermanisë dhe nuk po i lënë shqiptarët të kalojnë kufirin.

 Në një shkrim në platformën ‘X’, ajo ka shkruar se policia e Vuçiqit po e mbështet atë përshkallëzim racist, duke parë dhe duke mos bërë asgjë.

“Kosova do ta mbajë kufirin e mbyllur deri sa të garantohet lëvizja e lirë dhe shqiptarët të sigurohen nga skenat më të këqija të kriminelëve serbë të maskuar, që i ndjekin e kërcënojnë sërish" ka shkruar Gërvalla.

Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin masa ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

"Ne i bëjmë thirrje BE-së dhe SHBA-së që të kundërshtojnë me vendosmëri hapat e ardhshëm përshkallëzues të Vuçiqit. Ai duhet të ndalet para se të hyjë në luftë”, ka theksuar Gërvalla.


MË SHUME NGA Lajme