Lirohet qarkullimi në Jarinjë, Merdari dhe Bërnjaku mbesin të mbyllur
BKT
Foto: Spasoje Cvetkovic/RTK
Lajme

Lirohet qarkullimi në Jarinjë, Merdari dhe Bërnjaku mbesin të mbyllur

G.K/RTKlive

(E Pëditësuar) Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se në Jarinjë tani qarkullimi po vijon pa probleme.

“Në Jarinjë po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem”, ka thënë Elshani për RTKlive.

Ndërkohë pikëkalimet në Merdar dhe Bërnjak janë ende të bllokuara nga ana e Serbisë.

Lidhur me mbylljen e këtyre dy pikave njoftoi vet Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët. Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë. Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne”, u shpreh mbrëmë Sveçla.

Ndërkohë, pas mbylljes së Bërnjakut ka reaguar edhe kryediplomatja Donika Gërvalla e cila tha se kjo pikë do të qëndrojë e mbyllyur derisa të largohen personat e maskuar dhe të kthehet lëvizja e lirë.

Ajo u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të ndalojnë presidentin e Serbisë e të mos lejojnë përshkallëzim të situate më tutje.

(09:08) QKMK: Pikat kufitare në Bërnjak e Merdar ende të mbyllura

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pikat kufitare në Merdar dhe në Bërnjak janë ende të mbyllura.

Në përditësimin e orës 9:04 të QKMK-së, thuhet se pika kufitare në Jarinje është e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

E sipas QKMK-së, pritje për të dalë nga Kosova në pikat tjera kufitare, janë maksimumi pesë minuta. 

 


MË SHUME NGA Lajme