‘Okarina’ do të shfaqet në natën e dytë të Festivalit ‘Prifest’
BKT
Kulturë

‘Okarina’ do të shfaqet në natën e dytë të Festivalit ‘Prifest’

RTK

Në festivalin ‘Prifest’, në garën ballkanike të filmit të metrazhit të gjatë, në natën e dytë më 11 shtator, shfaqet filmi “Okarina” nga Alban Zogiani.

Filmi paraqet historinë për sfidat familjare që lindin për shkak të ndryshimeve në stilin e jetesës, pas zhvendosjes në një vend të ri.

Filmi në regjinë e Alban Zogianit vjen si premierë kosovare, me producentët Rita Krasniqi e Dren Zherka, kurse skenari nga Albana Muja.

Në film luajnë Jehon Gorani, Shengyl Ismajli, Rina Krasniqi, Flaka Latifi, Arta Selimi e Kastriot Shehi.

‘Prifest’ mbahet nga 10 shtatori deri më 15 shtator në Prishtinë.

 


MË SHUME NGA Kulturë