08:51 / 09.09.2024
Nis ‘Java e Albanologjisë’
RTK
Sot në Prishtinë fillon “Java e Albanologjisë” në të cilën edhe sivjet priten prurje të reja shkencore nga fusha e gjuhës, letërsisë, historisë, etnologjisë.
Si një prej konferencave shkencore me shumë rëndësi, synohet pasurimi i fushave përkatëse që janë degë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, i cili edhe e organizon ngjarjen.
Në këtë edicion, i 15-ti me radhë, me punimet e tyre, në pesë sesione do të paraqiten 92 studiues. Në hapjen e tij pritet të marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.























