FSK hap konkurs,Maqedonci: I shërbeni atdheut, zhvilloni karrierë të sigurt
BKT
Lajme

FSK hap konkurs,Maqedonci: I shërbeni atdheut, zhvilloni karrierë të sigurt

M.P. / RTKlive

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë hapur konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë thirrje për aplikim, teksa ka thënë se është mundësi për t’i shërbyer atdheut.

“Si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjersa i shërbeni atdheut do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurtë të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar ai.

Nga sot deri më 10 tetor, të gjithë të interesuarit për t'u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në web faqen e ministrisë duke plotësuar formularin.

 


MË SHUME NGA Lajme