Sonte nis edicioni 16 i `Prifest`
Sh.G / RTKlive
Festivali ndërkombëtar i filmit ‘Prifest’ nis sonte edicionin e 16-të në Prishtinë.
‘Prifest’ është festivali i filmit artistik ndërkombëtar në Kosovë dhe që pret të mbledh bashkë filmbërës nga e gjithë bota.
Në një intervistë për RTK, koordinatori për media i ‘Prifest’ Ergjan Mehemeti foli më shumë për edicionin e 16 të festivalit ‘Prifest’
“Sonte e kemi hapjen me premierën botërore të filmit të regjisorit Isa Qosja, filmi “Lejlek”i cili është kooproduksion me Malin e Zi dhe ka për temë migrimin”, tha ai.
Në këtë edicion në kategorinë kryesore janë disa filma që janë bashkëprodhim me shtetet e Ballkanit si: Kroacinë Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën.
Koordinatori për media i‘ 'Prifest’ Ergjan Mehemeti tha se në total janë 22 filma, ndërsa nesër është “Okarina”, film i Alban Zogjani e tjerë.























