Konjufca dhe Orav flasin për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon
BKT
Lajme

Konjufca dhe Orav flasin për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon

V.Thaçi / RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Kuvendi përmes një komunikate për media ka njoftuar se takimi u fokusua në diskutimin e zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, agjendën evropiane të Kosovës dhe përparimin në procesin e reformave për integrimin evropian. 

Sipas njoftimit Konjufca, pasi i uroi detyrën e re, ka njoftuar ambasadorin Orav përkitazi me punën e deritashme të Legjislaturës VIII, përfshirë miratimin e disa ligjeve shumë të rëndësishme që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane, si dhe ritheksoi përkushtimin e legjislativit në vazhdimin e reformave të nevojshme, duke nënvizuar se Kosova tashmë ka përmbushur kriteret dhe është në pritje të dhënies së statusit të vendit kandidat të BE-së. Ai po ashtu e falënderoi ambasadorin Orav për mbështetjen e BE-së ndaj Kosovës, sidomos në fushat e sundimit të ligjit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve. 

Ambasadori Orav e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe vlerësoi progresin e arritur deri tani. 

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Orav shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane.

 


MË SHUME NGA Lajme